Bota, Koronavirusi

Nigeri, 18 të vdekur gjatë një sulmi të armatosur

Kryeshefi i policisë së qytetit Katsina, Gambo Isah në deklaratën për media konfirmoi se sulmi është kryer në vendin Faskari nga ana e disa personave të armatosur

Adam Abu-bashal  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Nigeri, 18 të vdekur gjatë një sulmi të armatosur

Abuja

Së paku 18 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeshefi i policisë së qytetit Katsina, Gambo Isah në deklaratën për media konfirmoi se sulmi është kryer në vendin Faskari nga disa persona të armatosur.

Ai tha se gjatë sulmit kanë humbur jetën së paku 18 persona, ndërsa janë plagosur shumë fshatar.

Isah theksoi se sulmuesit kanë djegur disa shtëpi në Faskari dhe se kanë marrë ushqimin e fshatarëve lokalë.

Ai theksoi se anëtarët e forcave të sigurisë mbërritën në vendngjarje dhe tha se ka nisur një hetim për sulmin.

Një sulm i armatosur u krye në Katsina katër ditë më parë, në të cilin vdiqën 13 persona.

Ndryshe, në veriperëndim të vendit shpesh herë për shkak të kullotave ndodhin përleshja mes banorëve lokalë dhe barinjve që arrijnë nga vise tjera të Nigerisë, veçmas mes barinjve nga komuniteti Fulani dhe fiset që jetojnë nga bujqësia.

Anëtarët e komunitetit Fulani pohojnë se fermerët përpiqen të vjedhin bagëtitë e tyre dhe shpesh i sulmojnë ata.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın