Rafiu Oriyomi Ajakaye
23 Shkurt 2017•Përditësim: 23 Shkurt 2017
LAGOS (AA) – Policia e Nigerisë ka konfirmuar rrëmbimin e dy arkeologëve gjermanë në shtetin nigerian Kaduna, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mund të konfirmojmë se rrëmbimi i gjermanëve ka ndodhur në zonën Kagarko, ndërkohë që mund të konfirmojmë se ekipet anti-rrëmbim janë në gjurmë të drejtë të kriminelëve”, deklaroi mbrëmë vonë për AA zëdhënësi i policisë Aliyu Usman.
Profesori Peter Breunig dhe bashkëpunëtori i tij Johannes Behringer janë pjesë e një ekipi katër anëtarësh të përbërë nga profesorë të universitetit Goethe në Frankfurt.