Ekip
07 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
LAGOS (AA) - Katër persona, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën sot në mëngjes gjatë shembjes së një ndërtese në qytetin Lagos të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shembjet e tilla janë të zakonshme në Lagos dhe në shumë pjesë të Nigerisë, kryesisht për shkak të materialit jashtë standarde të ndërtimit dhe mungesës së punimeve të duhura inxhinierike.
Ibrahim Farinloye, zëdhënës i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Kombëtar për Anadolu Agency tha se të gjithë katër personat u gjetën të vdekur, tre prej tyre ishin fëmijë, ndërkohë është shpëtuar një nënë.