Adam Abu-bashal
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 11 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendrat nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve theksuan se numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur për 348 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 11.166.
Në të njëjtën periudhë, 15 persona humbën jetën si pasojë e infektimit me koronavirus ndërsa numri i përgjithshëm është rritur në 315. Nga COVID-19 janë shëruar 3.329 pacientë.
Në Nigeri, shumica e rasteve me COVID-19 janë regjistruar në Lagos - 5.440, pasuar nga Kanou - 970, Abuji - 763, Katsini - 371, Edou - 341 dhe Oyou - 317.