Bota

Regjistrohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani

Autoritetet thanë se personi i prekur është në gjendje të mirë, është marrë në karantinë dhe po mbahet nën vëzhgim

Erbil Başay  | 28.01.2020 - Përdıtësım : 29.01.2020
Regjistrohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani

Berlin

Për herë të parë në Gjermani, autoritetet kanë regjistruar rastin e parë të koronavirusit të tipit të ri (2019-nCoV) i cili u përhap nga qyteti Wuhan i Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kinë, rritet në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Sipas një njoftimi të Ministrisë bavareze të Shëndetësisë, bëhet fjalë për një person të infektuar me virusin në rajonin Starnberg.

Grupi punues për infeksione, i formuar në Departamentin e Shëndetësisë dhe Ushqimit të shtetit bavarez, ka thënë se personi i prekur është në gjendje të mirë, është marrë në karantinë dhe po mbahet nën vëzhgim.

Në njoftim thuhet se personat me të cilët pacienti ka pasur kontakt janë informuar detajisht mbi simptomat e mundshme, masat parandaluese higjienike dhe mënyrat e ngjitjes së virusit, ndërsa theksohet se aktualisht, gjasat e bavarezëve për t'u infektuar me virusin e ri janë "të ulëta".

Ndryshe, 106 njerëz kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri i cili për herë të parë u vërejt më 12 dhjetor në Wuhan, ndërsa gjithsej 4.515 janë infektuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın