Enes Canlı,Gamze Türkoğlu Oğuz
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Zhvillimet e fundit në Libi të cilët morën hov pasi u ndaluan dhe u mbrapsën sulmet e liderit renegat të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, do të trajtohen në takimin e kryeministrit libian Fayez al-Sarraj me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përderisa vazhdojnë sukseset e qeverisë legjitime të Libisë dhe ushtrisë së saj e cila duke bashkëpunuar me Turqinë në fushën e mbrojtjes shënoi avancim të rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në vend, Sarraj dhe Erdoğan sot do të zhvillojnë një takim shumë të rëndësishëm.
Avancimi i Haftarit u ndalua pak para hyrjes në kryeqytet me qëllim për ta eliminuar administratën libiane, falë bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të cilën Turqia ia ofroi qeverisë me seli në Tripoli e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) pas një kërkese të administratës legjitime të Libisë.
Ushtria libiane më 25 mars filloi operacionin "Stuhia e Paqes" kundër forcave të Haftarit, të cilët nuk respektonin armëpushimin e arritur në konferencën e Berlinit të zhvilluar me iniciativën e Turqisë dhe Rusisë më 12 janar.
Hapi i ushtrisë libiane që zmbrapsi forcat e Haftarit vazhdon.
Ushtria avancon njëkohësisht në jug të kryeqytetit, në ujërat e Misrata-s dhe në drejtim të perëndimit të vendit, ku kanë ndikuar pozitivisht në këtë sukses edhe mbështetja e dronëve të armatosur.
Në këtë periudhë Turqia dhe përdorimi i dronëve të armatosur u prit me një interes të madh në sferën ndërkombëtare.
Një nga përfitimet më të rëndësishme të operacionit në periudhën e fundit ishte pastrimi i një sipërfaqeje prej 3.000 kilometra që zgjatet nga perëndimi i Tripolit deri në Tunizi nga forcat e Haftarit, që ndodhi nga fundi i marsit deri në mes të prillit.
Ushtria e Libisë më 18 maj rimori nga Haftari bazën strategjike ajrore al-Watiya në perëndim të vendi, ndërsa shkatërroi me anë të dronëve të armatosur edhe sistemet e mbrojtjes ajrore që Emiratet e Bashkuara Arabe u kishin dhënë forcave jolegjitime.
Në fillim të muajit maj filloi të zmbrapset Haftari nga jugu i kryeqytetit për të mbrojtur civilët në Tripoli. Në këtë periudhë u rimorën shumë kampe ushtarake strategjike. Gjithashtu mercenarët rusë, të njohur edhe si Wagner, u larguan nga rajoni.
Së fundmi ushtria libiane rimori Aeroportin e Tripolit.
Mbështetja e Turqisë në periudhën e fundit, nga sot kaloi në një fazë të re pasi ushtria libiane mori nën kontroll të gjitha kufijtë e qytetit të Tripolit.
Gjatë vizitë së Sarraj në Ankara, do të rivlersohen hapat e marra në kuadër të qëllimit të Turqisë "për arritje në zgjidhe politike që përqafon të gjithë Libinë", i cili ishte vendimtar në zhvillimet në vend.
Pasi OKB në fillim të javës njoftoi se palat libiane kanë pranuar vazhdimin e bisedimeve të armëpushimit, zhvillimet e mundshme në fushën e diplomacisë janë ndër temat e axhendës së dy liderëve.
Palët, gjithashtu do të shkëmbejnë mendime rreth udhërrëfyesit që do të përcaktohen në përpjekjet e zgjidhjes politike.
"Kontrollimi i shirit të bregdetit nga Tripoli në Tunus, kontrollimi i aeroportit ndërkombëtar, avancimi nga ajri dhe toka në thelb tregon se Haftari nuk mund ta fitojë këtë luftë", kishte paralajmëruar dje kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu.