Vesna Besiç
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
ZAGREB (AA) – Pavarësisht motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës të cilat janë të pranishme tashmë prej një jave në vendet ballkanike, refugjatët nga Lindja e Mesme vazhdojnë itinerarin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga mesnata deri në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 1.015 refugjatë.
"Në qendrën e pranimit në Sllavonski Brod ishin 17 persona. Që nga fillimi i krizës së refugjatëve në Republikën e Kroacisë kanë hyrë 449.858 refugjatë", theksohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë.
Theksohet se ende pritet fluksi i madh refugjatësh nga Serbia fqinje.