Enes Canlı
07 Tetor 2023•Përditësim: 07 Tetor 2023
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga kryeministria izraelite thuhet se Biden ka telefonuar Netanyahun dhe ka thënë se SHBA-ja qëndron në anën e Izraelit dhe se mbështet të drejtën e Tel Avivit për vetëmbrojtje.
Netanyahu duke falënderuar Bidenin për mbështetjen e tij të pakushtëzuar ka theksuar se "Është kusht një operacion afatgjatë dhe i fortë që Izraeli do ta fitojë përfundimisht".
Gjithashtu thuhet se Netanyahu ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe se që të dy liderët kanë potencuar mbështetjen e tyre për Izraelin.