Kaamil Ahmed
29 Janar 2017•Përditësim: 30 Janar 2017
JERUSALEM (AA) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi sot se pret që të gjitha ambasadat e shteteve nga Tel Avivi të zhvendosen në Jerusalem, përfshirë edhe ambasadën amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
"Qëndrimi ynë ka qenë dhe gjithmonë do të jetë që ambasada e SHBA-ve e ka vendin këtu në Jerusalem", tha Netanyahu gjatë seancës së sotme të qeverisë izraelite, ndërsa kjo deklaratë është një lloj përgjigje ndaj planit kontrovers të presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane.