İdris Okuducu,Haydar Hadi
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Njoftohet se është ndërprerë plotësisht lidhja e organizatës terroriste në qytetin Mosul të Irakut me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Rrjeti Mediatik i Luftës i lidhur me Ministrinë Irakiane të Mbrojtjes theksohet se forcat e milicisë shiite Hashdi Shabi kanë bllokuar rrugën lidhëse Telafer-Sinxhar dhe është bashkuar me forcat Peshmerge në rajonin Sino.
Në këtë mënyrë bëhet e ditur se është bllokuar rruga që militantët e DEASH-it të largohen nga Mosuli dhe të marrin mbështetje logjistike nga Siria.