Mehmet Akif Parlak
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
GAZIANTEP (AA) - Regjistrohen pamjet e pozicioneve në pikën e fundit që ka arritur Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e cila në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" përparon drejt rajonit El-Bab që ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pamjet e regjistruara nga ekipi i Anadolu Agency (AA) vërehet se vazhdojnë përforcimet ushtarake, të mjeteve dhe armëve për njësitë e ULS të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", ku synohet të çlirohet nga terroristët rajoni El-Bab në Halep të Sirisë.
Në rajon po përjetohen konflikte intensive mes forcave të ULS-së dhe anëtarëve të DEASH-it të cilët nuk dëshirojnë të lëshojnë kontrollin. Anëtarët e DEASH-it gjithashtu herë pas here përpiqen të zmbrapsin njësitë e ULS me sulmet e ndërmarra me mitralozë të rëndë dhe snapierët ndaj pikave të kontrollit të vendosura 2 km jashtë rajonit.
Njësitë e ULS-së kryesisht gjatë konflikteve të cilat intensifikohen në orët e mbrëmjes kanë përparuar me kujdes në mënyrë që civilët e rajonit El-Bab të mos dëmtohen. Synohet që prania terroriste në rajon të asgjësohet në një kohë të shkurtër.