Bota

NATO vlerëson komandot e këmbësorisë së Turqisë

"Beretat e Kaltra" janë njësiti i shquar i këmbësorisë i aleatëve tanë turqë, ka thënë Komanda e Forcave Tokësore e Aleancës së NATO-s

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
NATO vlerëson komandot e këmbësorisë së Turqisë

Ankara

Komanda Tokësore e Aleancës së NATO-s vlerësoi dje komandot e këmbësorisë së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Komandot e Këmbësorisë, ose siç njihen me emrin e tyre të njohur në Turqi 'Beretat e Kaltra', janë njësiti i shquar i këmbësorisë së aleatëve tanë turqë", u shpreh komanda e NATO-s në Twitter.

Komanda me selinë e saj në provincën lindore Izmir të Turqisë është përgjegjëse për të mundësuar efektivitetin dhe ndërveprimin e aleancës në luftën e saj tokësore.

"Ata janë të specializuar në kryerjen e operacioneve antiterroriste, të sigurisë së kufirit dhe operacioneve të dominimit në terren", shtoi komanda e NATO-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın