Bota

Në Kamboxha sekuestrohen 1.3 ton fildish

Fildishi u sekuestrua në portin Sihanoukville në jugperëndim të Kamboxhas, ku ishte sjellë ilegalisht. Qëllimi ishte që fildishi të transportohej në Kinë

Ahmet Furkan Mercan  | 21.12.2016 - Përdıtësım : 22.12.2016
Në Kamboxha sekuestrohen 1.3 ton fildish

Ankara

ANKARA (AA) - Afro 1.3 ton fildish është sekuestruar në Kamboxha, raporton Anadolu Agency (AA).

Fildishi u sekuestrua në portin Sihanoukville në jugperëndim të Kamboxhas, ku ishte sjellë ilegalisht. Qëllimi ishte që fildishi të transportohej në Kinë.

Ndihmës drejtori i Pyjeve në Phnom Penh, Un Vanaridh konfirmoi se përveç fildishit, janë konfiskuar edhe bishta dhe kocka të tigrit.

Çdo vit është duke u rritur numri i atyre që në Afrikë gjuajnë elefantë për dhëmbët e tyre.

Fildishi kryesisht përmes rrugëve ilegale dërgohet në Kinë dhe Tajlandë, dhe përdoret për të bërë stoli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın