Arif Yusuf,Meryem Kasım
27 Gusht 2016•Përditësim: 27 Gusht 2016
BAGDAD (AA) - Në operacionet ajrore të kryera nga avionët luftarak të koalicionit ndërkombëtar ndaj pozicioneve të DAESH-it në qytetin Musul të Irakut janë vrarë 12 militantë të DAESH-it, ndërsa si pasojë e shpërthimit të lëndëve shpërthyese në një automjet kanë vdekur së paku 10 militantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, njoftohet se në operacionin ajror të kryer nga ana e avionëve luftarak të koalicionit në verilindjen e qarkut El-Hadar të Musulit janë vrarë 12 militantë të DAESH-it dhe se një depo e armeve është shkatërruar.
Gjithashtu bëhet e ditur se në një fshat i cili gjendet në rrugën mes Kayyara dhe Mahmur, si pasojë e shpërthimit të një automjeti në të cilin ishin lëndët shpërthyese të DAESH-it kanë humbur jetën së paku 10 militantë të kësaj organizate terroriste.
Disa ditë më parë Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi, në deklaratën e tij me shkrim kishte lajmëruar se Kayyara e cila ka rëndësi strategjike është marrë nga organizata terroriste dhe kishte theksuar se kjo fitore është një hap i rëndësishëm që Musuli të shpëtohet.
Qeveria irakiane, në muajin maj të vitit të kaluar kishte filluar operacion për shpëtimin e Musulit, i cili është qyteti i dytë më i madh në vend dhe që nga 10 qershori i vitit 2014 është nën kontrollin e DAESH-it.