Selçuk Acar
06 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Grupet anti-islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) më 10 tetor planifikojnë protesta para xhamive të disa qyteteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa organizatorë të protestës kanë bërë thirrje që pjesëmarrësit të vijnë madje të armatosur.
"Shëtitja globale për humanizëm" quhet protesta e cila do të mbahet në 21 qytete, mes të cilave dhe në Oklahoma City, Phoenix, Atlanta, Cincinnati, Louisville, Dallas e Charleston.
Për mbajtjen e protestës zgjodhën ditën kur në vitin 1995 u mbajt i ashtuquajturi Marshimi i Milionave, i cili ka qenë i fokusuar mbi imazhin e personave me ngjyrë, të cilin e organizoi Louis Farrakhan, lideri i lëvizjes afriko-amerikane "Nation of islam".
Mes organizatorëve të protestave anti-islame gjenden edhe disa emra të cilët ndërlidhen me grupet ekstreme të djathta.
Ndër shoqatat të cilat luftojnë islamofobinë gjendet edhe Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islame, i cili bëri thirrje që të merren masa të sigurisë lidhur me protestën e paralajmëruar, ku disa organizatorë apeluan pjesëmarrësit që të vijnë të armatosur.