Mahmoud Barakat
06 tetor 2015•Përditësim: 06 tetor 2015
RABAT, Morok (AA) – Zyrtarët lokal në provincën Casablanca, lajmëruan të hënën vonë se kanë ndaluar një kompani private të organizojë festivalin një mujorë të birrës në Marok, për shkak se eventi nuk ka përmbushur kontrollin legal, raporton Anadolu Agency.
Kompania prodhuese e birrës, ngjalli reagime negative javën e kaluar pasi paralajmëroi planin që t'mbajë një festival të tillë, që do të ishte i pari i këtij lloji në Marok, nga 8 tetori deri më 8 nëntor.
Menjëherë pas kësaj, zyrtarët të provincës Casablanca, urdhëruan kompaninë të ndalojë fushatën komerciale dhe të anulojë eventin.
Lëvizja fetare "Attawhid wal-Islah" që lidhet me partinë në pushtet Drejtësi dhe Zhvillim, dënoi festivalin e pralajmëruar.
Lëvizja e ka cilësuar eventin si “Hap i guximshëm i cili nuk korespodon me vlerat, identitetin dhe ligjet (Islamike) kombëtare, duke apeluar qytetarët të bojkotojnë këto veprime provokuese.