Ekip
19 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi sot se nuk ishte në dijeni të polemikave rreth profesionistes së tenisit Peng Shuai, e cila u zhduk pasi akuzoi një ish-zyrtar të lartë për abuzim seksual me të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ministrisë, Zhao Lijian u tha gazetarëve se rasti "nuk është çështje diplomatike dhe unë nuk jam në dijeni të situatës".
Ministria ka mohuar vazhdimisht njohuritë për këtë çështje që kur ajo u shfaq si një ngjarje e madhe globale në fillim të kësaj jave.
Tenistja 35-vjeçarja Peng është një ish-lojtare e rangut më të mirë në dyshe për femra, e cila fitoi tituj në Wimbledon në 2013 dhe French Open në 2014. Ajo mori pjesë në tri Olimpiada, duke e bërë zhdukjen e saj edhe më të rëndë ndërsa Pekini do të presë Lojërat Dimërore që fillojnë më 4 shkurt.
Peng shkroi në një postim të gjatë në rrjetet sociale më 2 nëntor se ajo ishte detyruar të bënte seks pavarësisht refuzimeve të përsëritura tre vjet më parë me Zhang Gaoli, ish-zëvendëskryeministrin dhe anëtarin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste në pushtet.
Postimi u fshi shpejt nga llogaria e saj e verifikuar në Weibo, të platformës së famshme të mediave sociale kineze, por pamjet nga akuza kumbuese u përhapën shpejt në Kinë.
Kreu dhe drejtori i përgjithshëm i Federatës së Tenisit të Grave, Steve Simon vuri në pikëpyetje vërtetësinë e asaj, të cilën mediat shtetërore kineze njoftuan për një e-mail të dërguar në adresë të tij, në të cilin Peng thoshte se ajo ishte e sigurt dhe se pretendimet për sulm ishin të pavërteta. Ajo u postua të enjten nga CGTN, dega ndërkombëtare e transmetuesit shtetëror kinez CCTV.