Ahmet Furkan Mercan
19 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Japonia dhe Franca kanë arritur marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit detar në Indo-Paqësor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Jean-Yves Le Drian.
Hayashi vlerësoi rolin udhëheqës të Francës në Strategjinë e Bashkëpunimit Indo-Paqësor të ndjekur nga Bashkimi Evropian. Ministri japonez tha se duan të thellojnë më tej marrëdhëniet me Francën, siç tha ai, një “partner special” me të cilin ndajnë vlerat themelore dhe interesat strategjike.
Le Drian tha se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet midis Francës dhe Japonisë. Ai falënderoi kolegun e tij për kontributin e Japonisë në Konferencën e 26-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26).
Të dy zyrtarët diskutuan mbi çështjet e ndryshimeve klimatike dhe vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mbi aktivitetet e Kinës dhe Koresë së Veriut në rajon.