Ekip
25 Prill 2019•Përditësim: 26 Prill 2019
Një ciklon i ri pritet të godasë Mozambikun të premten në mëngjes, vetëm një muaj e gjysmë pasi cikloni Idai shkatërroi pjesën qendrore të vendit dhe mori qindra jetë njerëzish, paralajmëruan autoritetet e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cikloni Kenneth mund të sjellë shira të dendura dhe të përmbytë pjesën juglindore të Mozambikut dhe pjesën jugore të Tanzanisë. Qendra për Katastrofa e Paqësorit parashikon që cikloni në brigje të mbërrijë në veri të qytetit Pemba.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, Kryqit të Kuq/Gjysmëhëna dhe organizata të tjera të ndihmës tashmë po përgatiten për një operacion tjetër humanitar, përsëri kryesisht në zonat rurale të Mozambikut.
OKB-ja tha se cikloni mund të rrezikojë zonën në veri të Mozambikut ku banorët nuk janë mësuar me stuhitë e forta.