Tufan Aktaş
26 Prill 2019•Përditësim: 27 Prill 2019
Vetëm disa javë pas ciklonit shkatërrues Idai i cili shkaktoi vdekjen e mbi 600 personave, shteti afrikan i Mozambikut sërish është rrezikuar nga një ciklon i ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Kombeve të Bashkuara, Mozambiku ka filluar të përfshihet nga cikloni Keneth, i cili u aktivizua mbrëmë dhe shkaktoi 3 viktima në Ishujt Komore.
Qeveria e Mozambikut ka evakuuar rreth 30 mijë persona ndërsa cikloni pritet të godasë edhe Tanzaninë.
Cikloni me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë pritet të ndikojë në 1,5 milionë njerëz.
Muajin e kaluar, mbi 600 persona humbën jetën dhe 1.600 të tjerë u lënduan në Mozambik si pasojë e ciklonit Idai dhe përmbytjeve.
Vendi është përfshirë edhe nga epidemia e kolerës dhe përballet me rrezikun e urisë.