İlhan Toprak
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
MAPUTO (AA) - Në kuadër të vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Mozambik, mes këtij vendi dhe Turqisë, janë nënshkruar 6 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndalesën e tij të dytë në kuadër të turit në Afrikë, Presidenti Erdoğan është takuar me Presidentin e Mozambikut, Filipe Nyusi dhe pas takimit në rezidencën presidenciale janë nënshkruar 6 marrëveshje mes palëve.
Në praninë e dy presidentëve mes Turqisë dhe Mozambikut janë nënshkruar 6 marrëveshje të ndryshme në fusha, si diplomaci, tregti, ekonomi, kulturë dhe turizëm. Marrëveshjet janë firmosur nga ministrat e dy vendeve.
Në fushën e diplomacisë është firmosur një marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave, ndërsa është firmosur gjithashtu një memorandum për ngritjen e një mekanizmi konsultimi politik. Kjo marrëveshje është firmosur nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.
Marrëveshja për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar është firmosur nga ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci.
Ndërsa marrëveshjet në fushën e energjisë janë firmosur nga ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.