Davut Çolak
26 Prill 2019•Përditësim: 28 Prill 2019
Pilotët e Scandinavian Airlines (SAS), kanë hyrë në grevë për shkak të marrëveshjes kolektive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat daneze theksojnë se negociatat kanë zgjatur deri natën vonë por se nuk rezultuan me marrëveshje. Për këtë pilotët u futën në grevë. Scandinavian Airlines përbëhet nga Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.
Në grevë kanë hyrë rreth 1.400 pilotë ndërsa janë anuluar 673 fluturime që ka ndikuar në rreth 72 mijë pasagjerë.