Politikë, Bota

Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Senatori Josh Hawley ishte i vetmi republikan që kundërshtoi rezolutën pasi argumentoi së fundmi se prioriteti i SHBA-së duhet të jetë frenimi i Kinës dhe jo zgjerimi i NATO-s

Vakkas Doğantekin  | 04.08.2022 - Përdıtësım : 04.08.2022
Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ankara

Senati i SHBA-së ka miratuar një rezolutë të mërkurën ku miratoi pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me një votim 95-1, duke ratifikuar protokollet e pranimit që ambasadorët e aleancës ushtarake nënshkruan më 5 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Senatori Josh Hawley ishte i vetmi republikan që kundërshtoi rezolutën pasi argumentoi së fundmi se prioriteti i SHBA-së duhet të jetë frenimi i Kinës dhe jo zgjerimi i NATO-s.

"Ne nuk mund të forcojmë qëndrimin tonë parandalues në Paqësor nëse dërgojmë më shumë forca dhe burime në Evropë për të mbrojtur aleatët e rinj. Ky është thelbi", tha Hawley në foltore përpara votimit.

Të dy vendet u ftuan zyrtarisht për t'iu bashkuar NATO-s pasi Türkiye (Turqia) hoqi veton ndaj anëtarësimit të tyre pas nënshkrimit të një memorandumi trepalësh më 28 qershor.

E shqetësuar për sigurinë e saj kombëtare për shkak të mbështetjes dhe tolerancës së vendeve nordike ndaj grupeve të caktuara terroriste, Türkiye theksoi se nëse këto vende nuk respektojnë marrëveshjen, ofertat e tyre për anëtarësim mund të bllokohen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın