İdris Okuducu,Dlshad Saifaalddin Ahmed
26 Dhjetor 2016•Përditësim: 27 Dhjetor 2016
ERBIL (AA) – Ministri irakian për Emigracion, Qassim al-Jaf, deklaroi se që prej nisjes së operacionit për çlirimin e Mosulit nga terroristët e DEASH-it, vendin e kanë braktisur gjithsej 132.000 civilë.
Forcat e bashkuara të Irakut me përkrahje ajrore të koalicionit kundër DEASH-it të cilin e kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 17 tetor filluan ofensivën për çlirimin e Mosulit, ndërkohë që ministri Jaf në një intervistë për Anadolu Agency ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme qyteti mund të gjenerojë një fluks të ri të refugjatëve.
“Që nga fillimi i operacionit civilët gradualisht braktisin Mosulin. Deri më tani në kampet jashtë qytetit gjenden 132.000 civilë, kryesisht nga lindje e Mosulit”, tha Jaf.