Elena Teslova
06 Maj 2020•Përditësim: 06 Maj 2020
Ministrja e Kulturës në qeverinë e Rusisë, Olga Lyubimova, është diagnostikuar me koronavirusin e ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Lyubimova, 39 vjeçare, u diagnostikua me koronavirus, por një rast i butë, dhe kështu shtrimi në spital është "jashtë diskutimit", tha shërbimi për shtyp i Ministrisë.
Ajo është në shtëpi në vetëizolim dhe vazhdon të punojë përmes video konferencave, thuhet më tej.
Javën e kaluar, tre zyrtarë të lartë rusë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, u shtruan në spital me koronavirus të konfirmuar.
Përkundër masave të rrepta, të cilat përfshijnë izolimin e kryeqytetit Moskë, ndalimin e hyrjes së të huajve dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia ka zënë vendin e pestë në botë me numrin e rasteve të koronavirusit, duke tejkaluar 165,000.