Bota

Itali, kufizohen hyrje-daljet në rajonet e epidemisë së Covid-19

"Po punojmë për parandalimin e përhapjes së virusit. Ky dekret do të sigurojë të ndërhyjmë duke parandaluar hyrjet-daljet për personat në rajonet të cilat mendohen që ka prani të epidemisë", tha kryeministri italian, Contes

Barış Seçkin  | 23.02.2020 - Përdıtësım : 24.02.2020
Itali, kufizohen hyrje-daljet në rajonet e epidemisë së Covid-19

Romë

Përderisa në Itali ka arritur në 79 numri i personave të prekur nga koronavisuri i ri (Covid-19), qeveria nën udhëheqjen e kryeministrit Giuseppe Conte ka vendosur të kufizojë hyrje-daljet në rajonet ku rastet e epidemisë janë intensive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Conte mblodhi kabinetin e tij në një takim të jashtëzkonshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes Civile pas rritjes të menjëhershme të epidemisë Covid-19 në shifra dyshifrore në më pak se 24 orë.

Në deklaratën e tij lidhur me situatën dhe masat që do të merren, Conte ka mbrojtur idenë e tij se që nga dita e parë e përhapjes së virusit kanë marrë masat më shtrënguese dhe se kontrollet e kujdesshme dhe të shpeshta që kanë zbatuar kanë mundësuar përcaktimin e këtyre rasteve.

Duke informuar lidhur me dekratin e Këshillit të Ministrave i cili përfshin masat e reja për zonat e rajoneve të Lombardisë dhe Veneto ku është verejtur shpërthimi intensiv i Covid-19, Conte tha se "Po punojmë për parandalimin e përhapjes së virusit. Ky dekret do të sigurojë të ndërhyjmë duke parandaluar hyrjet-daljet për personat në rajonet të cilat mendohen që ka prani të epidemisë".

"Në zonat e epidemisë përveç përjashtimeve të veçanta, nuk do të lejohen hyrjet dhe daljet. Puna, arsimi dhe aktivitetet publike janë pezulluar. Ata që shkelin dekretin për zonën e epidemisë do të ndëshohen sipas nenit 650 të Kodit Penal. Këto janë masat që do të merren për të mbrojtur popullin vendas të rajonit. Për një kohë të shkurtër, përgjatë disa javëve populli do t'i nënshtrohet disa kufizimeve por kjo nuk do të pengojë jetën e tij", tha Conte lidhur me dekretin.

Ai tha se derisa marrin këto masa do të jenë të kujdesshëm që këto të mos jenë jopropocionale dhe të zbatohen në mënyrë efektive. Conte vuri në dukje se nuk janë krijuar kushtet që të bëhet pezullimi i marrëveshjes së Schengen-it që siguron lëvizjen e lirë mes vendeve të BE-së.

Drejtori i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli në një konferencë për media tha se deri më tani epidemia Covid-19 në Itali është vërejtur tek 79 persona, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që 1 peron në Romë është shëruar dhe se është pozitive situata për 79 të tjerë.

Borrelli informoi se 18 prej 76 personave janë nën trajtim intensiv, ndërsa rastet më të shumta janë shënuar në rajonin e Lombardisë me 54 raste, 17 në Veneto, nga 2 në Emilia-Romagna dhe Lazio si dhe 1 rast në Piyemonte.

Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina tha se në kuadër të dekretit të Këshillit të Ministrave, në vendet e rrezikuara arsimi do të pezullohet në periudhën 24-29 shkurt dhe se kanë vendosur të ndalojnë të gjitha shëtitjet e nxënësve të shkollave.

Gjithashtu, edhe ministri italian i Sportit dhe Rinisë, Vincenzo Spadafora tha për ditën e nesërme kanë vendosur pezullimin e të gjitha aktiviteteve sportive në rajonin e Lombardisë dhe Venetos.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se ndeshja Inter-Sampdoria e cila duhej të luhej në xhiron e 25-të të Ligës së Futbollit italian (Serie A), ashtu sikurse edhe ngjarjet e tjera sportive në qytet është shtyrë sipas udhëzimeve të ardhura nga qeveria në kuadër të masave të marra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.