Bota

Dhjetra të plagosur nga tërmeti në Iran

Zëdhënësi i Institucionit të Ndihmës Emergjente të Iranit, Mojtaba Khaledi, në një deklaratë për median shtetërore tha se si pasojë e tërmetit janë plagosur 25 persona

Muhammet Kurşun  | 23.02.2020 - Përdıtësım : 23.02.2020
Dhjetra të plagosur nga tërmeti në Iran

Teheran

Si pasojë e tërmetit në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit në kufi me Turqinë janë plagosur 25 persona ndërsa janë dëmtuar shtëpitë në 43 fshatra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Institucionit të Ndihmës Emergjente të Iranit, Mojtaba Khaledi, në një deklaratë për median shtetërore tha se si pasojë e tërmetit janë plagosur 25 persona.

Ndërkohë që guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor, Mohammad Mehdi Shahriari tha se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonën e tërmetit.

Sipas medias shtetërore të Iranit nga tërmeti janë regjistruar dëme të shëpive në 43 fshatra.

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur sot rajonin Qotur në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në perëndim të Iranit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın