Bota

Milicët e Haftarit sulm me raketa në Tripoli

Raketa e shkrepur nga milicët e Haftarit goditi një shtëpi në rajonin Ayn Zara në jug të Tripolit ku si pasojë humbi jetën 1 civil dhe u plagosën 2 fëmijë

Aydoğan Kalabalık  | 22.03.2020 - Përdıtësım : 22.03.2020
Milicët e Haftarit sulm me raketa në Tripoli

Tripoli

Milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë kryer një sulm me raketa në jug të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me sulmin, qendra për media e operacionit "Burkan Al-Ghadab" e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) tha se raketa e shkrepur nga milicët e Haftarit goditi një shtëpi në rajonin Ayn Zara në jug të Tripolit ku si pasojë humbi jetën 1 civil dhe u plagosën 2 fëmijë.

Rikujtohet se milicët e Haftarit edhe mbrëmë shkrepën raketa në rajonin Ban El-Bashir të Tripolit ku si pasojë u plagosën 2 fëmijë.

Ahmed al-Mismari, zëdhënësi i milicëve të Haftarit dje deklaroi se e kanë mirëpritur propozimin humanitar për armëpushim të rekomanduar nga OKB-ja dhe vendet evropiane për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19). Por, pavarësisht kësaj milicët e Haftarit vazhdojnë sulmet e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın