Bota

Milanoviç inaugurohet për president të Kroacisë

Milanoviç u zgjodh për president në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 janar të këtij viti, pasi me shumicë votash fitoi presidenten e deritanishme Kolinda Grabar-Kitaroviç

Vesna Besic, Senita Sehercehajic  | 18.02.2020 - Përdıtësım : 19.02.2020
Milanoviç inaugurohet për president të Kroacisë

Zagreb

Duke u betuar në ceremoninë e inaugurimit të mbajtur në Zyrën Presidenciale në Pantovçak, Zoran Milanoviç mori detyrën si president i Republikës së Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Milanoviç u zgjodh për president në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 janar të këtij viti, pasi me shumicë votash fitoi presidenten e deritanishme Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Përurimi presidencial i Milanoviçit njëherit është i pari që nuk është mbajtur në sheshin "Markov" në Zagreb dhe me më së paku të ftuar deri më tani. Në inaugurim kanë marrë pjesë mbi 40 persona, zyrtarë sipas funksionit, në mesin e të cilëve dy ish-presidentët Stjepan Mesiç dhe Ivo Josipoviç.

Pasi Milanoviç dha betimin, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Miroslav Sheparoviç tha: “Shpall se Milanoviç merr detyrën nesër, 19 shkurt”.

"Zgjedhjet janë metoda për të arritur kompromis paqësor midis shumë dëshirave të njerëzve të ndryshëm. Një është e vërteta, ndërsa tjetra është vullneti legjitim politik që me atë të vërtetë të bëjë diçka ose të mos bëjë asgjë. Si ta mbajmë të vërtetën dhe dëshirën të ndara, veçanërisht sot kur teknologjia në mënyrë të paparë lehtëson manipulimin e dëshirës njerëzore”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın