Bedrudin Brljavac
17 tetor 2021•Përditësim: 18 tetor 2021
Në Miami të SHBA-së po mbahet Miami International Auto Show (Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve), i cili ka tërhequr shumë vizitorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra modele makinash u shfaqën në panair, përfshirë Dodge Durango, Nissan Ariya, Ferrari F1 dhe Toyota Corolla Cross.
Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve në Miami po mbahet në Qendrën e Konventave në Miami Beach.
Këtë vit Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve në Miami u hap më 16 tetor dhe do të zgjasë deri më 24 tetor.
Këtë vit shënohet 50-vjetori i këtij panairi të makinave.