Bota

Samiti G7 në 2020 do të mbahet në hotelin e Trumpit në Miami

Samiti G7 në vitin 2020 do të mbahet në hotelin e presidentit amerikan Donald Trump në Miami

Dildar Baykan  | 18.10.2019 - Përdıtësım : 19.10.2019
Samiti G7 në 2020 do të mbahet në hotelin e Trumpit në Miami

Washington

Samiti G7 në vitin 2020 do të mbahet në hotelin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Miami të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mick Mulvaney, i ngarkuar me detyrën si shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, në një konferencë për media tha se në të njëjtën mënyrë si qeveritë e mëparshme kanë zhvilluar punimet për përcaktimin e vendit ku do të mbahet Samiti G7 më 10-12 qershor të vitit 2020 në SHBA.

Ai tha se për takimin e G7 është zgjedhur hoteli i Trumpit në Miami.

Mulvaney theksoi se në këtë takim nuk do të diskutohet çështja e ndryshimeve klimatike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın