Bota

Merkel: Virusi paraqet sfidën më të madhe për BE-në

Kancelarja gjermane bëri thirrje për kompromis për buxhetin e BE-së në vizitën e saj të parë jashtë vendit pas përhapjes së koronavirusit

Ekip  | 08.07.2020 - Përdıtësım : 08.07.2020
Merkel: Virusi paraqet sfidën më të madhe për BE-në

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) po përballet me sfidën më të madhe në historinë e saj me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe pasojat ekonomike dhe sociale, tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

"Evropa mund të dalë nga kriza më e fortë se kurrë nëse kapërcejmë dallimet tona, forcojmë kohezionin dhe solidaritetin", tha ajo në Parlamentin Evropian, duke ua prezantuar eurodeputetëve përparësitë e presidencës gjashtëmujore të Gjermanisë.

Si vend që ka presidencën e Këshillit të BE-së, deri më 31 dhjetor qeveria gjermane do të kryesojnë takimet e ministrave dhe diplomatëve të BE-së, si dhe të përmirësojnë vendimmarrjen brenda BE-së me evenimente zyrtare dhe jozyrtare.

"Unë qëllimisht zgjodha të vija në zemrën e demokracisë evropiane", tha Merkel, ndërsa vizita e saj në Bruksel është njëkohësisht vizita e saj e parë jashtë vendit që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Ajo theksoi pesë detyra kryesore të presidencës gjermane: të drejtat themelore, kohezionin midis shteteve të BE-së, mbrojtjen e klimës, digjitalizimin dhe përgjegjësinë e Evropës në botë.

Merkel tha se është veçanërisht e vështirë për të që të dëshmojë kufizimin e të drejtave themelore gjatë pandemisë në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit, pasi ajo kaloi 35 vitet e para të jetës së saj në shtetin komunist të ish-Gjermanisë Lindore, ku shumë liri ishin të kufizuara.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se është e bindur që BE do të jetë në gjendje të mirëmbajë liritë e saj.

Sfida e parë e presidencës së Gjermanisë është të gjejë një kompromis për buxhetin e BE-së për vitet 2021-2027, përfshirë fondin e rikuperimit të koronavirusit, i cili tashmë ka ndarë thellësisht shtetet e BE-së.

Merkel gjithashtu i kërkoi Parlamentit Evropian të gjente një kompromis mbi buxhetin, duke iu referuar faktit që ligjvënësit e BE-së tashmë kishin përcaktuar linja të kuqe për miratimin e kornizës financiare dhe fondin e rimëkëmbjes.

Në lidhje me kompromisin për buxhetin, Merkel gjatë vizitës së saj gjithashtu do të bisedojë me presidentët e tre institucioneve kryesore evropiane: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Të premten e ardhshme, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të mbajnë një samit për temën e buxhetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın