Cüneyt Karadağ
20 Nëntor 2020•Përditësim: 20 Nëntor 2020
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se edhe çështja e Turqisë do të jetë në rendin e ditës në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që do mbahet më 10 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp pas takimit që mbajti përmes video-konferencës me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, Merkel lidhur me këtë samit deklaroi se, "Në Samitin e Liderëve të BE-së më 10 dhjetor do të diskutojmë edhe çështjen e Turqisë, jemi dakorduar për këtë çështje. Sigurisht që deri atëherë duhet të shohim zhvillimet dhe më pas të vendosim, por që nga sot nuk mund të them asgjë. Ajo që mund të them është vetëm se aktualisht punët nuk po shkojnë ashtu siç ne dëshirojmë".
Vetoja e Hungarisë dhe Polonisë është një problem serioz që duhet të zgjidhet
Merkel ka folur edhe veton që Hungaria dhe Polonia kanë vendosur ndaj buxhetit të BE-së dhe programit të shpëtimi që është përgatitur kundër pasojave ekonomike të koronavirusit të ri (COVID-19) me arsyen se fondet e BE-së duhet të jenë të kushtëzuara me mbizotërimin e ligjit.
"Ky është një problem serioz që duhet të zgjidhet", tha Merkel, duke shtuar se nuk dëshiron të bëjë spekulime lidhur me këtë çështje dhe se mund të konfirmojë se vetëm që do të punojnë për të zgjidhur këtë problem.
Ndërsa ndaj pyetjes se a është një alternativë ose jo që Polonia dhe Hungaria të kërcënohen me privimin e të drejtës së votës, Merkel u përgjigj: "Në këtë kuptim kjo nuk është një fjalë kërcënuese për mua. Detyra jonë është të gjejmë një rrugë".
Për shkak të vazhdimit të vetos nga Hungaria dhe Polonia nuk kemi mundur të dërgojmë dosjet në Parlamentin Evropian (PE), tha Merkel, e cila njoftoi se javën e ardhshme në PE nuk do të kryhet ndonjë votim lidhur me këtë çështje.
Bashkëveprim me BE-në për vaksinën kundër COVID-19
Kancelarja Merkel lidhur me masat kundër pandemisë COVID-19 theksoi se kanë qëllim të bashkëveprojnë me vendet anëtare.
Merkel tha se lajmet e ardhura kohët e fundit janë shumë optimiste dhe se në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm do të lejojnë në mënyrë shumë të shpejtë vaksinimin në Evropë.
"Unë gjithashtu dua të falënderoj shumë prodhues, përfshirë edhe BioNTech për negocimin e marrëveshjeve kornizë për blerjen e vaksinave", u shpreh Merkel.