Burak Bir
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Meksika ka raportuar sot 770 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke rritur në 19.080 numrin e përgjithshëm të vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv kanë rezultuar 4.930 persona të tjerë, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 159.793, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga ministria thonë se numri i të shëruarve është rritur në 119.355.
Rasti i parë në Meksikë u konfirmua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë nga COVID-19 më 19 mars.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën, ku vendet më të prekura janë SHBA, Brazili dhe Rusia.
Pandemia ka marrë mbi 449 mijë jetë njerëzish në gjithë globin ndërsa janë konfirmuar më shumë se 8.34 milionë të infektuar. Numri i të shëruarve ka shkuar në mbi 4 milionë, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" në SHBA.