Muhammed Emin Canik
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Brazili ka regjistruar 1.269 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil, vendin e dytë më të prekur në botë pas SHBA-së, ka shkuar në 46.510, kurse ai i të infektuarve në 955.377, me 32.188 raste të reja.
Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me rreth 46 milionë banorë, ngelet rajoni më i prekur me 191.517 raste dhe 11.521 të vdekur.
Brazili ka tejkaluar Britaninë dhe pas SHBA-së, tani radhitet i dyti në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve.
Aktualisht, Brazili, me mbi 211 milionë banorë, cilësohet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.