Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Meksika regjistron rastin e parë të variantit Omicron

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pacienti është vendosur nën vëzhgim në një spital privat dhe se ka filluar periudhën e karantinës.

Sinan Doğan  | 04.12.2021 - Përdıtësım : 04.12.2021
Meksika regjistron rastin e parë të variantit Omicron

Bogota

Në Meksikë është identifikuar rasti i parë i variantit Omicron të koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Përgjithshme e Epidemiologjisë të Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi se tek një pacient 51-vjeçar me origjinë nga Afrika e Jugut që ka ardhur në vend më 21 nëntor, janë përcaktuar simptoma të Omicron.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pacienti është vendosur nën vëzhgim në një spital privat dhe se ka filluar periudhën e karantinës.

Deri më sot në Meskinë për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 294.715 persona si dhe janë regjistruar gjithsej 3.894.364 raste.

Sipas faqes së internetit "Worldometers", ku përpilohen të dhënat e COVID-19, Meksika popullsia e së cilës tejkalon 126 milionë banorë, është në "vendin e 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın