Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kroaci, regjistrohet rasti i parë me variantin Omicron

"Personi i cili i është nënshtruar testit kishte shprehur dyshimin për mundësinë e infektimit me variantin Omicron, për shkak të kontaktit me një person nga Republika e Afrikës së Jugut", tha Instituti

Vesna Besic  | 04.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Kroaci, regjistrohet rasti i parë me variantin Omicron

Sarajevë

Varianti Omicron i koronavirusit (COVID-19) është regjistruar zyrtarisht në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti "Ruxher Boshkoviq" (RBI) thonë se pasi Instituti Kroat i Shëndetit Publik njoftoi se prania e koronavirusit Omicron dyshohej tek një pacient në Kroaci, mund të konfirmohet se ishte potencialisht pozitiv në virusin SARS-CoV-2 në kuadër të testit PCR.

"Personi i cili i është nënshtruar testit kishte shprehur dyshimin për mundësinë e infektimit me variantin Omicron, për shkak të kontaktit me një person nga Republika e Afrikës së Jugut", tha Instituti.

Mostra u dërgua për përpunim të mëtejshëm në Laboratorin për gjenomikë të avancuar të RBI-së.

"Analiza RT-PCR tregoi disa mospërputhje në krahasim me variantet e tjera të koronavirusit. Analiza e mëtejshme e synuar duke renditur rajonet kryesore të gjenomit SARS-CoV-2 tregoi praninë e mutacioneve karakteristike të variantit të ri Omicron SARS-CoV-2", tha Instituti "Ruxher Boshkoviq".

Instituti Kroat i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë informuar për rezultatet dhe pritet konfirmimi zyrtar i tyre.

Ata gjithashtu theksojnë se duhen 72 orë për të marrë rezultatin përfundimtar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın