Bota

Huthit në Jemen: Rrëzuam një dron të SHBA-së në Marib

Huthit me mbështetje iraniane në Jemen njoftuan se kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) të SHBA-së në qytetin Marib

Mehmet Nuri Uçar  | 04.12.2021 - Përdıtësım : 05.12.2021
Huthit në Jemen: Rrëzuam një dron të SHBA-së në Marib

Aden

Huthit me mbështetje iraniane në Jemen njoftuan se kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) të SHBA-së në qytetin Marib, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha: "Forcat tona të mbrojtjes ajrore arritën të rrëzojnë një dron amerikan (Scan Eagle) i cili përdoret për operacionet armiqësore në fushën ajrore të rajonit el-Cevbe në Marib".

Saree vuri në dukje se me dronin e fundit të rrëzuar, ka arritur në 7 numri i dronëve prodhim amerikan të rrëzuar brenda këtij viti.

Ndërkohë nga SHBA-ja ose forcat e Koalicionit Arab nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Në Jemen ku prej një kohe të gjatë dominon destabiliteti politik, që nga shtatori i vitit 2014 rebelët Huthi të mbështetur nga Irani mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana. Ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi.

Konfliktet në vend kohët e fundit janë intensifikuar në Marib dhe zonat përreth tij, i cili është një nga bastionet më të rëndësishme të qeverisë dhe në të cilin ndodhen fushat e naftës dhe gazit natyror.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın