Bota

Ushtarët izraelitë arrestojnë 24 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme

Qais Omar Darwesh Omar, Mehmet Nuri Uçar  | 04.12.2021 - Përdıtësım : 05.12.2021
Ushtarët izraelitë arrestojnë 24 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ramallah

Ushtarët izraelitë arrestuan 24 palestinezë në afërsi të qytetit El-Khalil (Hebron) të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se ushtarët izraelitë kryen kontrolle duke bastisur shtëpitë në zonën Surif në afërsi të qytetit El-Khalil.

Në bastisjet që zgjatën rreth 3 orë u arrestuan 24 palestinezë.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın