Bota

Meksika paralajmëron SHBA-në lidhur me fluksin e migrantëve

"Nëse e shikoni rajonin në aspektin demografik dhe ekonomik, është e sigurt që në vitet në vijim fluksi i migrantëve do të rritet dhe do të bëhet i përhershëm", tha Ebrard

Fuat Kabakcı  | 09.04.2021 - Përdıtësım : 09.04.2021
Meksika paralajmëron SHBA-në lidhur me fluksin e migrantëve

Ankara

Meksika tha se SHBA-ja duhet të investojnë çdo vit 2 miliardë dollarë në Honduras, El Salvador dhe Guatemala, në të kundërtën fluksi i migrantëve nga këto vende do të bëhet i përhershëm duke shënuar rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Meksika paralajmëron SHBA-në lidhur me fluksin e migrantëve

Meksika tha se SHBA-ja duhet të investojnë çdo vit 2 miliardë dollarë në Honduras, El Salvador dhe Guatemala, në të kundërtën fluksi i migrantëve nga këto vende do të bëhet i përhershëm duke shënuar rritje. ( Tayfun Coşkun - Anadolu Agency )

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard sugjeroi për investime në Honduras, Guatemala dhe El Salvador. Ai shpreson se administrata e Washingtonit do të bëjë përpjekje të përbashkëta.

"Nëse e shikoni rajonin nga kënde të ndryshme, veçanërisht në aspektin demografik dhe ekonomik, është e sigurt që në vitet në vijim fluksi i migrantëve do të rritet dhe do të bëhet i përhershëm", tha Ebrard duke shtuar se SHBA-ja duhet të investojë çdo vit 2 miliardë dollarë për zhvillimin e këtyre vendeve.

Numri më i lartë që nga viti 2006

Guatemala dhe El Salvadori janë shtete në kufirin jugor të SHBA-së, vende prej ku më së shumti emigrojnë në SHBA.

Dogana Amerikane dhe Mbrojtja Kufirit (CBP) më 2 prill njoftoi se gjatë muajit mars numri i migrantëve që kanë bërë përpjekje të kalojnë kufirin SHBA-Meksikë ka tejkaluar shifrën 171 mijë dhe se kjo shifër është më e larta që nga viti 2006.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.