Ekip
18 Tetor 2019•Përditësim: 21 Tetor 2019
Ovidio Guzman Lopez, djali i Joaquin-it, prijësit famëkeq të kartelit të drogës "El Chapo", është arratisur nga arrestimi disa orë pasi u kap nga forcat meksikane të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
28-vjeçari Ovidio Guzman Lopez u la i lirë bashkë me 50 të burgosur të tjerë pasi forcat e policisë ishin më pak në numër në krahasim me personat e armatosur të kartelit Sinaola gjatë shkëmbim zjarrit të përgjakshëm që la trupa të shtrirë në rrugë dhe makina që digjeshin në Culiacan, fortesën e kartelit dhe kryeqytetin e shtetit perëndimor Sinaloa.
Sipas raportimeve lokale, autoritetet meksikane e kishin patjetër ta lironin Guzman-in shkaku i shqetësimit të më shumë viktimave civile.
Arrestimi shkaktoi kaos në Meksikë, me raportime për njerëz të armatosur gjatë ditës dhe anëtarë të bandave që drejtonin kamionë të pajisur me mitraloz.
Shefi i sigurisë në Sinaloa, Cristobal Castaneda, tha për rrjetin Televisa se dy persona ishin vrarë dhe 21 të tjerë ishin plagosur, duke i këshilluar banorët të mos dilnin nga shtëpitë e tyre.
Ministri i Sigurisë Publike të Meksikës, Alfonso Durazo në një konferencë për media tha se ky grup i organizuar kriminel më pas sulmoi disa vende për të krijuar panik në Culiacan.
Videot dhe imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz të armatosur, duke përdorur armë, duke bllokuar rrugë dhe djegur kamionë. Të shtënat e vazhdueshme me armë mund të dëgjoheshin në prapavinë e disa videove.
Në kulmin e kaosit, diku rreth 20 deri në 30 të burgosur u arratisën nga burgu, njoftoi media lokale Milenio.
Autoritetet lokale kanë paralajmëruar njerëzit të mos dalin në rrugë derisa vazhdojnë të shtënat në qytet. Njoftohet se njerëzit janë duke u strehuar brenda bizneseve lokale.
"Po përpiqemi të vendosim sigurinë në qytetin Culiacan", shkroi në Twitter, Quirino Ordaz Coppel, guvernatori i Sinaloa. "Unë kërkoj nga ju të qëndroni ne vende të sigurta dhe të jeni vigjilent".
Pushteti vendor tashmë ka anuluar të gjitha aktivitetet shkollore dhe arsimore për ditën e premte.
El Chapo u arrestua në vitin 2016 dhe dënimin me burg e vuan në SHBA. Ai është ish-drejtuesi i kartelit Sinaloa, i cili u themelua në Culiacan.