31 Tetor 2018•Përditësim: 31 Tetor 2018
GJENEVË (AA) - Bayram Altuğ
Mbështetja që Turqia ka ofruar për miliona sirianë të cilët i ka strehuar ka vlerë shumë të madhe, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).
Duke folur për Anadolu Agency (AA), sekretari i përgjithshëm Elhadj As Sy lavdëroi Turqinë si shteti që ofron më së shumti ndihma humanitare në raport me të ardhurat kombëtare.
"Falënderoj Turqinë, popullin turk, qeverinë turke dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për mikpritjen që kanë treguar për nevojtarët (sirianë). Të marrësh përgjegjësi për katër milionë refugjatë është barrë e rëndë. Andaj, ne, së bashku me shumë partnerë, mbështesim punën e Gjysmëhënës së Kuqe", theksoi Sy.
Ai tha se së bashku me organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Programin Botëror të Ushqimit (WFP), kanë ofruar mbështetje për miliona sirianë të strehuar nga Turqia.
"Por, a janë këto të mjaftueshme. Sigurisht që jo. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë si të paçmueshme ndihmën që populli dhe qeveria turke ofron për nevojtarët", shtoi Sy,
Ai tha se IFRC do të vazhdojë ta mbështesë Turqinë, por nënvizoi se kjo mbështetje është e nevojshme të rritet.
Sy i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta mbështesë më shumë Turqinë.