Dejan Maksimoviç
07 qershor 2016•Përditësim: 07 qershor 2016
SARAJEVË (AA) – Agjencia Botërore për Antidoping (WADA) ka mbyllur laboratorin antidoping në Madrid, sepse nuk është në pajtim me standardet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky është laboratori i pestë që mbyllet, pasi Bloemfontein para do kohe iu bashkua në Lisbonë dhe Penik, laboratoret e të cilëve u suspenduan në përputhje me aktivitetet e WADA-s.
Liçenca për punë që në muajin prill i është marrë laboratorit në Moskë.
WADA njoftoi se mbyllja e laboratorit në Madrid erdh për shkak të mos harmonizimit të punës me Agjencinë spanjolle për antidoping. Megjithatë, nga WADA theksojnë se laboratori tjetër spanjoll në Barcelonë ka mbajtur liçencën e saj.
Suspendimi, i cili menjëherë hyn në fuqi, i ndalon laboratoret të bëjnë çfarëdo aktivitete lidhur me antidopingun, duke përfshirë të gjitha analizat e mostrave të urinës dhe gjakut.
Laboratori në Madrid ka afat prej 21 ditëve që të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport. Pas këtij vendimi kanë mbetur 30 WADA laboratore të liçencuara në botë, por edhe më tej asnjë në Afrikë.