Khalid Mejdoup
24 Gusht 2022•Përditësim: 25 Gusht 2022
Autoritetet marokene njoftuan sot se zjarret pyjore që shpërthyen në tri provinca janë vënë nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zjarrfikës në provincën veriore Ifrane tha për AA se ekipet e shpëtimit arritën të shuanin zjarret që shpërthyen të hënën në Jabal Askar në provincë përpara se të përhapeshin në rajonet El Hajeb dhe Azrou.
“Përpjekjet vazhduan pandërprerë për tri ditë për të frenuar flakët”, tha ai në kushte anonimiteti.
Autoriteteve marokene iu desh të evakuonin një kamp veror për më shumë se 500 fëmijë në zonën Samim në Azrou, ndërsa zjarret iu afruan Aeroportit të Ifrane-s përpara se të viheshin nën kontroll.
Ndërkohë, autoritetet lokale janë ende duke luftuar për shuarjen e të zjarreve në pyjet në provincat Taounate dhe Al Hoceima, të cilat kanë vazhduar prej katër ditësh.
Shumica e provincave të Marokut janë përballur me rritje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve të fundit, duke arritur në 45 gradë në zonat ku shpërthyen zjarret.
Pyjet përbëjnë rreth 12 për qind të territorit të Marokut.