Diyar Güldoğan
24 Gusht 2022•Përditësim: 26 Gusht 2022
Punëtorët në kompaninë shtetërore holandeze të hekurudhave NS hynë në grevë sot për shkak të mosmarrëveshjeje për rritjen e pagave, raporton Anadolu Agency (AA).
Greva 24-orëshe, e cila filloi në Holandën veriore me thirrjen e Federatës së Sindikatave Holandeze dhe sindikatave të tjera, do të vazhdojë si një seri grevash në pjesë të ndryshme të vendit deri të mërkurën e ardhshme.
Punëtorët do të bëjnë grevë për 24 orë të premten në rajonin perëndimor të vendit, ku ndodhen qytetet kryesore si Roterdami dhe Haga, pasuar të hënën me rajonin e kryeqytetit Amsterdam, në qytetet në pjesën qendrore të vendit të martën dhe në rajonet lindore dhe veriore të mërkurën.
Sindikatat po kërkojnë që paga mujore e punëtorëve të NS-së të rritet me 100 euro së bashku me një pagesë të njëhershme prej 600 eurosh për shkak të rritjes së inflacionit dhe rënies së fuqisë blerëse në vend.
Megjithatë, kompania tha se ende po përpiqet të rikuperohet nga kufizimet e koronavirusit.
Federata e Sindikatave Holandeze paralajmëroi se do të pasojë një grevë mbarëkombëtare nëse NS nuk paraqet një ofertë “më të pranueshme” deri në fund të këtij muaji.