Turqia

Çavuşoğlu bisedoi me homologun azerbajxhanas për zjarret në Turqi

Sipas një informimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë thuhet se Çavuşoğlu në bisedën telefonike me Bayramov-in foli për situatën e fundit të zjarreve që vazhdojnë në Turqi

Fuat Kabakcı  | 05.08.2021 - Përdıtësım : 05.08.2021
Çavuşoğlu bisedoi me homologun azerbajxhanas për zjarret në Turqi

Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, për situatën e fundit të zjarreve pyjore që vazhdojnë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një informimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Turqisë thuhet se Çavuşoğlu në bisedën telefonike me Bayramov-in foli për situatën e fundit të zjarreve që vazhdojnë në Turqi.

Në anën tjetër, Bayramov në një postim nga Twiter lidhur me bisedën telefonike vuri theksin se Azerbajxhani është gjithmonë pranë Turqisë dhe se është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë në këtë periudhë të vështirë për Turqinë.

Po ashtu edhe kryediplomati turk Çavuşoğlu në një postim në përgjigje ndaj Bayramov-it shprehu falënderime ndaj Azerbajxhanit për mbështetjen dhe theksoi se Azerbajxhani me Turqinë janë gjithnjë në mbështetje të njëri-tjetrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.