Samir Kajoševic
30 mars 2020•Përditësim: 30 mars 2020
Në Mal të Zi janë regjistruar 6 raste të reja të infektimit me koronavirus, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti për shëndet publik theksuan se janë analizuar 29 teste në mesin e të cilëve kanë dalë gjashtë pozitiv.
“Në Mal të Zi momentalisht kemi 91 të infektuar me koronavirus. Më së shumti ka në Tuz, 32, ndërsa në Podgoricë janë 31. Nën mbikëqyrjen shëndetësore-sanitare gjenden 6.278 persona”, theksuan nga Instituti.