Bota

Magdalena Andersson rizgjidhet kryeministre e Suedisë

Andersson të mërkurën e kaluar u tërhoq nga posti i kryeministres pasi Partia e Gjelbër braktisi koalicionin qeverisës

Atila Altuntaş  | 30.11.2021 - Përdıtësım : 01.12.2021
Magdalena Andersson rizgjidhet kryeministre e Suedisë ( Atila Altuntaş - Anadolu Agency )

Stockholm

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqje vetëm shtatë orë pasi u zgjodh kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, dje u zgjodh sërish në postin e njëjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Andersson, e cila udhëheq me Partinë Socialdemokrate, u zgjodh kryeministre pasi në parlamentin me 349 ulëse, 101 votuan pro, 173 kundër dhe 75 të përmbajtur. Ajo do të tentojë të udhëheqë qeverinë e formuar nga një parti deri në mbajtjen e zgjedhjeve në shtator të vitit të ardhshëm.

Për t'u zgjedhur kryeministër në Suedi, kandidatit i mjafton të shmangë shumicë votash kundër, respektivisht të mos ketë 175 vota kundër.

Andersson të mërkurën e kaluar u tërhoq nga posti i kryeministres pasi Partia e Gjelbër braktisi koalicionin qeverisës kur dështoi propozimi i saj buxhetor në parlament. Më pas, parlamenti votoi buxhet të përpiluar nga një grup i partive opozitare, duke përfshirë partinë e ekstremit të djathtë, Demokratët e Suedisë.

Menjëherë pas votimit, Jimmie Akesson, lideri i Demokratëve të Suedisë, tha se Partia Socialdemokrate po negocionte për të formuar qeverinë me një parti që ka lidhje me organizatë terroriste PKK.

Akesson tha se negociatat zhvilloheshin nëpërmjet Amineh Kakabaveh, e cila është larguar nga Partia e Gjelbër për pikëpamjet e saj anti-islamike dhe ka shërbyer si deputete e pavarur në parlament.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın