Yusuf Özcan
30 Nëntor 2021•Përditësim: 30 Nëntor 2021
Franca regjistroi 8.279 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, theksuan burime shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve tani tejkalon 7,77 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 119.016 me 103 vdekje të reja ditën e kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia franceze e Shëndetit Publik.
Gjithsej 9.860 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në spitale, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike është 1.749.
Më shumë se 51,93 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para të një vaksine, ndërsa mbi 50,84 milionë janë vaksinuar plotësisht, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë.
Franca gjithashtu ka dhënë dozën e tretë përforcuese për më shumë se 7,29 milionë njerëz.