Lokman İlhan
27 Shtator 2018•Përditësim: 27 Shtator 2018
BOGOTA (AA) - Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) që të hetojnë tentativën e atentatit të 4 gushtit që ka patur në objektiv atë dhe të tjerët përreth tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Asambenë e Përgjithshme të OKB-së, Maduro ka përmedur kërcënimet për ndërhyrje ushtarake ndaj vendit të tij, situatën ekonomike dhe hetimin për sulmin terrorist me dron me bombë muajin e kaluar.
Po ashtu Maduro ka rikujtuar se 28 persona janë arrestuar në lidhje me hetimin e kryer pas tentativës për atentat që ka patur në objetiv atë, si dhe zyrtarët e lartë të vendit të tij.
"Të gjitha rezultatet e hetimit tregojnë se ky sulm është financuar dhe planifikuar në territorin e SHBA-ve. Përgjegjësit e sulmit kanë pranuar se kanë marrë trajnime prej muajsh në territorin e Kolumbisë nën mbështetjen dhe mbrojtjen e autoriteteve zyrtare të këtij vendi", ka thënë Maduro.
Ai ka ndarë informacionin se në hetim përmenden edhe emrat e disa diplomatëve meksikanë, kilianë dhe kolumbianë me pretendimin për të lehtësuar arratisjen e autorëve të sulmit.
Pasi ka shpjeguar se Venezuela ka të gjitha dyert e hapura për një hetim ndërkombëtar, Maduro tha se, "Kërkoj nga OKB-ja emërimin e një delegacioni të posaçëm dhe të nisë një hetim ndërkombëtar që të zbulojë përgjegjësit dhe të gjitha drejtimet e tentativës së sulmit terrorist më 4 gusht ku vendi im ka qenë viktimë".
Duka rikujtuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se "Jam i gatshëm të takohem me të nëse do të ndihmojë për Venezuelën", Maduro ka thënë se, "Nga kjo foltore nënvizoj se unë jam një punëtor, jam një shofer autobusi, unë jam një prej popullit. Unë nuk jam manjat as milioner. Përkundër ndryshimeve të mëdha historike, ideologjike dhe sociale që mund të përkufizohen si humnerë, jam gati të shtrëngoj dorën me presidentin amerikan dhe të ulem në tryezën e dialogut për të diskutuar këto dallime dhe çështjet rajonale".
Në fund të fjalimit Maduro ka përsëritur mbështetjen e vendit të tij për palestinezët dhe ka theksuar se, "Drejtësia duhet të mbërrijë tek Palestina në mënyrë që të respektohen kufijtë historik të pranuar edhe nga OKB-ja në vitin 1967".
Ndaj presidentit të Venezuelës në gusht u ndërmor një sulm me dron të ngarkuar me lëndë shpërthyese gjatë një ceremonie ku ai merrte pjesë në kryeqytetin Karakas. Si pasojë e sulmit Maduro shpëtoi pa marrë ndonjë plagë, por u plagosën 7 ushtarë. Një grup i emëruar "Ushtarët me bluza" morën përsipër sulmin nëpërmjet një postimi në Twiter.